E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Danimarke takon kryeministren Thorning-Schmidt

Kryesocialisti Edi Rama ndodhet sot në Kopenhagen të Danimarkës. Sic ka njoftuar vetë përmes profilit të tij në Tëitter, Rama është takuar kryeministren daneze, Helle Thorning-Schmidt, e cila mban këtë post nga tetori 2011. “Një takim i shkëlqyer me Kryeministren daneze për Shqipërinë Europiane dhe jetësimin e programit të Rilindjes pas 23 qershorit”, shkruan kreu I PS-së, duke postuar edhe një foto me kryetaren e Socialdemokratëve të Danimarkës.
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga deputetët socialistë Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj, ndërsa gjatë ditës së djeshme është takuar edhe me disa shqiptarë që jetojnë atje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›