E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet per terrorizem 25 vjecari amerikan me prejardhje nga Kosova

Zyrtaret amerikane kane arrestuar nje burre mysliman 25 vjecar per perpjekje per te perdorur mjete shperthyese dhe arme zjarri per te sulmuar bizneset dhe objekte te tjera ne shtetin Florida.

Sami Osmakac me origjine nga Kosova qe kishte marre nenshtetesine amerikane u arrestua ne Tampa te Florides te shtunen pas hetimeve nje mujore nga Byroja Federale e Hetimeve FBI. Ndaj tij u ngrit akuza per perpjekje per te perdorur arme te shkaterrimit ne mase.

Zyrtaret pohojne se 25 vjecari u takua me nje agjent te fshehte te FBI-se nga i cili u mundua te bleje arme te ndryshme perfshi nje AK-47 si dhe nje bombe qe vihet ne makine dhe nje rrip me eksplozive te ndertuar per te vrare nje numer te madh njerezish.

Autoritet thone se ai i kishte thene agjentit se Ne te gjithe do te vdesim ndaj pse te mos vdesim sipas menyres islamike Prokurori amerikan Rober ONeill tha se mjetet e dhena Sami Osmakac-it ishin te manipuluara me pare nga agjentet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›