Policia arreston 2 shtetas, vranë në vitin 1997
Dy shtetas, të moshës 41 dhe 44 vjeç, dyshohehn si autorë të vrasjes së një shtetaseje në vitin 1997. Ata janë arrestuar nga strukturat e Komisariatit të Policisë së Matit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive gjakmarrje
TIRANË- Zbardhet pas 11 vitësh një vrasje e ndodhur në vitin 1997. Dy shtetas, përkatësisht të moshës 41 dhe 44 vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së një shtetaseje në vitin 1997, janë arrestuar nga strukturat e Komisariatit të Policisë së Matit.
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë të ditur të enjten se në vijim të zbardhjes së ngjarjeve të vjetra, të ndodhura vite më parë, Drejtoria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit dhe Prokurorinë e rrethit Gjyqësor të Matit, përfunduan operacionin “Kujtesa”, duke bërë të mundur ndalimin e shtetasve Bujar Buci dhe Ismet Karaj, të dy të lindur dhe banues në Mat.
Sipas këtyre burimeve, këta shtetas, në 22 qershor të vitit 1997, në fshatin Vig të Matit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vrarë për motive gjakmarrje shtetasen Zinete Buci, pasi 4 ditë para kësaj ngjarje, kjo shtetase ka vrarë me armë zjarri bashkëshortin e saj, Rustem Buci.
Vazhdojnë veprimet proceduriale nga ana e Prokurorisë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasit Rifat Buci, 53 vjeç, i shpallur në kërkim, si bashkëautor në këtë krim.
(d.b/BalkanWeb)