Arrestohet producenti i filmit anti-islam
Nakoula Basseley Nakoula, kristiani kopt me origjinë egjiptiane që jeton në Los Angeles, dhe pohon që është një nga producentët e filmit anti-islam, është arrestuar.
Seanca që do të përcaktojë statusin e lirimit të tij është vendosur për të enjten e ardhshme. 55-vjeçari ishte në liri me kusht pas një dënimi për mashtrim.
Përveçse ka shkelur masën shtrënguese të vendosur ndaj tij tetë herë, ai ka bërë edhe dëshmi false dhe gjithashtu ka përdorur emra false. Për këtë arsye gjykatësja Suzanne Segal vendosi që njeriu i cili është në qendër të polemikave për filmin që shkaktoi zemërim në botën muslimave, të burgoset dhe t'i hiqet e drejta të kërkojë lirimin me kusht, për shkak të rrezikut të arratisjes si dhe për faktin se i dyshuar si producent i filmit përfaqëson një rrezik për komunitetin.
Pas ngjarjeve të 11 Shtatorit kur u sulmua ambasade amerikane në Bengazi dhe u vra ambasadori Chris Stevenes dhe tre amerikanë të tjerë, më 15 shtator Nakoula u mor në pyetje për rreth një orë e gjysmë mbi filmin dhe më pas humbi gjurmët. Ndërkaq, ndërsa protestat në të gjithë botën shkaktuan vdekjn e dhjetra personave, mbi kokën e njeriut që jeton në Los Angeles prej rreth 40 vjetësh, është vendosur një shpërblim prej 100 mijë dollarësh nga ministri pakistanez i hekurudhave Ghulam Ahmed Bilour.