E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet ne Nepal avioni 19 viktima

Një avion që udhëtonte drejt Everestit është rrëzuar në kryeqytetin nepalez duke vrarë 19 personat në bordin e tij, mes të cilëve edhe 7 britanikë. Avioni u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Katmandusë. Zyrtarët thonë se ai u rrëzua në bregun e një lumi në afërsi të aeroportit dhe u përfshi nga flakët. Policia dhe autoritetet e aviacionit nepalez thanë se në bordin e avionit ndodheshin shtatë britanikë, pesë kinezë dhe shtatë nepalezë, përfshi këtu dhe tre anëtarët nepalezë të ekuipazhit
Ambasadori i Britamise se Madhe ne Katamandu u shpreh se nuk mund të konfirmojë vdekjet, pasi ende nuk jan identifikuar trupat.
Shkaku i rrëzimit te avionit nuk dihet ende, ndërsa vijojnë hetimet. Imazhet tregojnë mbetjet e avionit dhe pjesët e djegura të tij .

BBC bën me dije se vendi ku ka ndodhur aksidenti është një vend ku ndodhin çdo vit janë rrëzuar shumë avione.
Në maj, 15 persona humbën jetën kur një avion u rrëzua duke u përpjekur të ulej në një aeroport në veri të vendit.Në shtator të vitit 2011, 19 persona u vranë kur një avion Air Buda u rrëzua gjatë një fluturimi për të parë malin Everest.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›