Arrestohet prostituta në Pejë

Një femër është arrestuar në Pejë me dyshimin se njëjta është marrë me prostitucion.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi është kryer në rrugën e “UÇK-së” në Pejë dhe e dyshuara menjëherë është dërguar në Gjykatë me procedurë të shpejtë.
“E arrestuara dyshohet që ka kryer veprën penale të prostitucionit duke kryer shërbime seksuale me pagesë”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/