E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

Erges Eskiu, Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë.

Lidhur me arrestimin ka reaguar kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë si brutale, duke pretenduar se Eskiu u trajtua si një narkotrafikant, ndërsa protestuesit, sipas tij, ishin paqësorë.

“Erges Eskiu, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, është arrestuar brutalisht nga Policia e Shtetit, si të ishte narkotrafikant.

Janë dramatike këto pamje në zemër të Tiranës, ku protestuesit ishin të paqtë.

Prokuroria e Tiranës dhe SPAK duhet të zbresin në terren para se të jetë vonë”, shprehet Xhaferri.

Në reagimin e tij, ai ka ironizuar edhe bonusin prej 2500 eurosh të njoftuar nga kryeministri Edi Rama për efektivët e policisë të angazhuar në përballimin e protestave.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›