E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

Qeveria miraton shpërblimin për 2 750 efektivë të Policisë, 269 mijë lekë për secilin pas protestave, gjithsej afro 8.2 milionë euro.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të 2 750 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të përfitojnë nga 269 120 lekë secili, për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Vendimi vjen pas paralajmërimit të bërë mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, në një kohë kur protestat në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Për këtë qëllim, buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të shtohet me 740 milionë e 80 mijë lekë. Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2026.

Sipas vendimit të qeverisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të përcaktojë listën e punonjësve përfitues, bazuar në dokumentacionin përkatës, dhe do të kryejë procedurat për dhënien e shpërblimit.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Sipas dokumentit zyrtar, shpërblimi individual prej 269 120 lekësh do t’u jepet 2 750 efektivëve për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Shuma totale e miratuar për këtë qëllim është 740 080 000 lekë.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›