Studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, vendosin barrikada për të penguar uniformat blu! Policia i ndjek me furgona dhe autobote uji
Studentët kanë marshuar në rrugët e Tiranës në vijim të protestave kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë lëvizjes kanë vendosur kosha mbeturinash si barrikada me qëllim pengimin e ndërhyrjes së forcave të rendit.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të protestuesve me furgona dhe autobotë uji.
Protesta vijon në një klimë të tensionuar, teksa të rinjtë marshojne në rrugët e kryeqytetit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.