Arrestohet shefja e zyrës postare, vodhi 8 milionë lekë pensione

Arrestohet shefja e zyrës postare në Këmishtaj të Lushnjës për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Sipas policisë së Lushnjës, shtetasja Hatixhe Daka 44 vjeçe u ka vjedhur pensionistëve 8 milionë lekë me anë të falsifikimit të dokumenteve. Daka akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Arresti u bë pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria. Ndërkaq, policia po heton për persona të tjerë që mund të kënë bashkëpunuar më zyrtaren Daka. /Indeksonline/