Daçiq: Negociatat me Prishtinën, hapën kaptinë të re

Në mbledhjen e sotme të Parlamentit të Serbisë, duke e paraqitur ekspozenë para ligjvënësve lidhur me rikonstruktimin e Qeverisë, kryeministri Ivica Daçiq theksoi se qëllimi kryesor i kësaj qeverie janë detyrat e reja që para: ta përshpejtojmë Serbinë dhe ta ndryshojmë e jo që Serbia të jetë peng i konflikteve ndërpartiake dhe ndarjes së pushtetit, duke shtuar se “Serbisë sot i nevojitet çdo gjë dhe atë menjëherë”.Daçiq rekomandoj se Serbia nuk duhet të lejojë të bëhet vend i pritjeve të mashtruara dhe i rasteve të lëshuara, e cila edhe më tutje i zhvillon betejat e luftërave të humbura, dhe shtoj se “Serbia duhet të luaj për fitore”.
Sipas tij, objektivi që e meriton ky shtet dhe populli i tij janë – Serbia më moderne, më efikase, më e drejtë, më e rregulluar, më e respektuar, më e sigurt dhe më e begat. Ai tha se vizion i ri i Serbisë bazohet në katër premisa: minimumi universal i mbrojtjes sociale, konsolidimi i financave publike, korporativizmi i ekonomisë dhe për gjithë këtë është menduar regullativa ligjore.
Daçiq vuri në dukje se qëllimi kryesor i qeverisë së rikonstruktuar pikërisht janë detyrat e reja që duhet ta përshpejtojnë Serbinë dhe ta ndryshojnë, e jo që Serbia vazhdimisht të jetë peng i konflikteve ndërpartiake dhe ndarjes së pushtetit.
“Prandaj midis 11 anëtarëve të ri të qeverisë më tepër se gjysma janë persona jashtë-partiak. E di se Serbisë sot i nevojitet gjithçka dhe atë menjëherë”, tha Daçiq.
Duke rikujtuar se Serbia ka kaluar nëpër krizën historike ku janë sjellë në pikëpyetje interesat tona kombëtare e shtetërore...me luftërat, shkëputjen me dhunë të një pjese të territorit, standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare...dhe me humbjen e çdo perspektive, Serbia ia ka dalë të bëjë “me siguri edhe hapat më të mëdhenj përpara”.
“I kemi nisur negociatat me Prishtinën, duke hapur tërësisht një kaptinë të re për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë e Metohi. Kaptinë e cila do t’u mundësojë të jenë të njohur ndërkombëtarisht dhe të pranuar si subjekt politik, dhe zëri i të cilëve nderohet e respektohet, por i cili njëkohësisht do t’i mbrojë dhe do t’ ju mundësojë jetë normale, pa frikë nga dominimi i kujto qoftë dhe ndarje me dhunë nga Serbia”, tha Daçiq.
Ai theksoi se marrja e datës për fillimin e negociatave mbi anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) është e rëndësishme dhe mënyrë që e ka realizuar këtë qeveria duke cekur se ”kjo qeveri ia ka dalë pikërisht në këtë mënyrë për dallim nga të gjitha qeveritë të cilët ndoshta këtë e kanë dëshiruar apo jo”, mirëpo gjithsesi ka bërë shumë më tepër se cilado qeveri e deritashme. “Ama tash është pjesa më e rëndë dhe më e rëndësishme, sepse Evropa është para dyerve, por akoma nuk është në Serbi”.
Daçiq si problem më të madh e ceku situatën e rëndë ekonomike kurse rimëkëmbjen ekonomike si prioritet kombëtar dhe shtoi se “duhet të stopohet rrënimi ekonomik i vendit”. Gjithashtu tha se qeveria do të vazhdojë pakompromis luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit duke paraqitur me këtë rast shifrat mbi rezultatet e deritashme në këtë fushë. Prandaj ky objektiv i ri është “Serbia ndryshe, inxhinjeringu i ndryshuar sipas të cilit funksionon i tërë sistemi, politika pa maska”, tha Daçiq dhe përfundoi: “Qëllimi kryesor i Qeverisë pikërisht janë këto objektiva dhe detyra që janë vendimtare për të ardhmen e Serbisë.
Daçiq në fund i lexoj emrat e 11 ministrave të ri në qeverinë e rikonstruktuar e cila pritet të miratohet nesër./Indeksonline/