E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, një grua në post zëdhënësje

Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, një grua është emëruar në postin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Marzieh Afkham ka kryesuar Departamentin për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë gjatë presidencës së Mohammad Khatamit.

Presidenti Hassan Rohani, i cili më herët është kritiktuar për kabinetin e tij mashkullor, ka emëruar tashmë dy gra në pozita të rëndësishme, një si nënpresidente të tij dhe tjetrën si këshilltare për çështjet e grave.

Rohani ka premtuar se do të krijojë mundësi për gratë dhe se do të punojë për barazinë gjinore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›