Arrestohet shoferi i aksidentit të Kërrabës
3
Persona - Ende kurohen në Spitalin e Elbasanit. Refik Karaj, Artan Kojku dhe Antonio Faqolli janë jashtë rrezikut për jetën
35
Pasagjerë - Ndodheshin në autobusin e Librazhdit. Ata kishin marrë pjesë në kongresin e Aleancës dhe po ktheheshin në vendlindje
Aksidenti
Ende mister fuoristrada e zezë. Ekspertiza: Mithat Biçaku humbi kontrollin e mjetit
Ekspertiza e policisë ka përcaktuar se shoferi i autobusit me aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, i aksidentuar në Qafë-Kërrabë, ka humbur kontrollin. Të dhënat paraprake të ekspertizës kanë rrëzuar alibinë e shoferit dhe të udhëtarëve se autobusi është goditur nga një fuoristradë e zezë. Nisur nga verifikimet e fundit, policia arrestoi shoferin Mithat Biçaku, ndërsa nuk është përcaktuar arsyeja e kësaj prangosje. Burime konfidenciale pohojnë se Biçaku mund të jetë arrestuar pasi ka dhënë deklarata të rreme para agjentëve të policisë, ndërsa versioni i dytë është se ka rrezikuar jetën e shumë personave, duke kryer manovra të rrezikshme me mjetin që drejtonte.
Provat kontradiktore
Policia e Elbasanit ka dalë në një version paraprak për shkaqet e aksidentit të Qafë-Kërrabës. Sipas saj, aksidenti që i ka rrezikuar jetën 35 personave mund të ketë ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shoferit i autobusit. Drejtuesi Mithat Biçaku, pasi ka humbur drejtimin, ka dalë nga rruga. Ekspertiza e deritanishme është rezultat paraprak, bëri të ditur Policia e Elbasanit. Megjithatë, në versionin e dhënë për mediat por edhe për policinë, drejtuesi i mjetit Mithat Biçaku deklaroi se një makinë e detyroi të dilte nga rruga, pasi e kishte goditur dy herë qëllimisht autobusin. Një makinë tip fuoristradë më goditi dy herë, në anën e pasagjerit. Nuk mbaj mend ngjyrën apo targën, pasi kam tentuar ti shmangem greminës dhe të shpëtoj pasagjerët deklaroi Biçaku. Ai shtoi se rruga shkoi krejt normalisht. Asnjëherë nuk e kam kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugë. Pasagjerët nuk patën asnjë shqetësim apo ankesë. Rreth orës 16:40 jemi afruar te Qershitë. Teksa po kalonim në kthesë, një makinë tip fuoristradë, më ka goditur dy herë në anën e pasagjerit. Unë jam shmangur me qëllim që të mos përfundoja jashtë rrugës për sigurinë e jetës së pasagjerëve. Nga goditja, autobusi devijoi dhe përfunduam poshtë rrugës.
Megjithatë, policia pohon se ka marrë të tjera dëshmi nga udhëtarët, që kanë treguar se autobusi është goditur nga një fuoristradë e bardhë. Nisur nga kontradiktat, policia vendosi arrestin në flagrancë të shoferit, i cili është munduar të ngrejë një alibi për ngjarjen. Megjithatë, nuk janë saktësuar plotësisht shkaqet e këtij aksidenti, pasi edhe policia pretendon se ka vetëm ekspertiza paraprake. Në vendngjarje, pra në autobusin e aksidentuar, kanë shkuar ekspertët autoteknikë. Ata kanë parë pjesën që pretendonte shoferi se është goditur. Ka pasur disa shenja goditje, por nuk është përcaktuar nëse janë bërë apo jo nga një mjet tjetër. Ende nuk kemi arritur të gjejmë prova se një mjet tjetër ka goditur autobusin pohojnë ekspertët, ndërsa Aleanca Kuq e Zi këmbëngul se gjithçka mund të jetë një aksident i qëllimshëm.
Hetimet e prokurorisë
Nisur nga kontradiktat e provave të paraqitura nga policia dhe dëshmitarët, Prokuroria e Elbasanit ka nisur menjëherë hetimet, madje janë caktuar edhe pesë prokurorë. Prokurorët kanë marrë në pyetje të gjithë pasagjerët që udhëtonin në autobusin i cili doli nga rruga, në aksin Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur Qershitë. Pasagjerët e aksidentuar japin versione të ndryshme. Madje edhe drejtuesi i autobusit nuk është i qartë në atë çka ka thënë në polici, pohojnë burimet nga Prokuroria e Elbasanit, duke saktësuar se Mithat Biçaku thotë që një mjet tip fuoristradë, targën e të cilit nuk e ka fiksuar, e ka përplasur duke prekur gomën e parë të autobusit dhe më pas deklaron që është goditur në gomën e pasme. Edhe pasagjerët janë mjaft konfuzë në deklaratat e tyre, duke thënë që mjeti ishte ngjyrë e bardhë, e zezë, fuoristradë etj.. Sipas të njëjtave burime, të gjitha këto deklarata nuk e ndihmojnë prokurorinë në zbardhjen e ngjarjes. Jemi në pritje të daljes së ekspertizës përfundimtare, e cila do të jepte një informacion të saktë nëse autobusi është goditur apo jo nga një mjet ende i paidentifikuar, kanë cituar burimet, duke dhënë edhe informacionin se nuk ka dalë një version zyrtar për shkaqet e daljes së autobusit nga rruga, duke bërë që aksidenti të mbetet ende një mister. S.Çobo/S.Muça
Dëshmitarët
Arrestimi - Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e autobusit Mithat Biçaku, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor
Dëshmia - Vetë drejtuesi Mithat Biçaku pretendon se shkaku i aksidentit ka qenë një makinë Range Rover, e cila e ka goditur autobusin
Aleanca Kuq e Zi
Automjeti që shkaktoi aksidentin
e Kërrabës, me targa shtetërore
Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar faktin se policia po vepron me shumë ngadalësi për aksidentin e aktivistëve të saj dje, në Kërrabë. Për këtë arsye, AK ka thënë se ka nisur disa hetime në rrugë private. Dhe, sipas hetimeve të tyre, automjeti që ka shkaktuar aksidentin, ka pasur targa shtetërore. Aleanca Kuq e Zi vijon të jetë e shqetësuar për punën e ngadaltë të strukturave të policisë së shtetit shqiptar, të cilat gjatë 20 orëve të fundit kanë treguar se nuk janë në gjendje të lokalizojnë dhe identifikojnë e ndalojnë një automjet të tipit Range Rover i zi, me targa Tirane, që sipas dëshmitarëve dhe delegatëve të Aleancës Kuq e Zi, është shkaktar i aksidentit të ditës së djeshme, ku rrezikuan jetën 35 aktivistët e Aleancës Kuq e Zi. Aleanca nisi hetimin privatisht për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Këtu ne kemi dy lista të automjeteve tip Range Rover dhe Land Rove me targa Tirane, që për ironi të fatit janë të strukturave shtetërore dhe në përputhje me deklaratat e dëshmitarëve okularë, fuor