Arrestohet shqiptari mostër, përdhunonte të bijën prej 10 vjetësh
Selanik/Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në shtetin Grek në Selanik ku pas hetimeve dhe pas një denoncimi të fshehtë një emigrant shqiptar 36 vjeçar, është arrestuar i akuzuar se ka përdhunuar sistematikisht vajzën e tij të mitur. Historia tragjike është zbuluar në një fshat të Selanikut, pasi vajza, aktualisht në moshën 16 vjeçare, tentoi të vriste veten duke prerë damarët gjë të cilën e kishte përsëritur edhe më parë por nga familjarët ishte pretenduar se vajza vuante nga depresioni, ndërsa arsyeja e vërtetë ishte dhuna e tmerrshme e babait të saj që kur vajza ishte fëmijë. Babai 36 vjeçar pranoi krimin dhe rrëfeu para prokurorëve se e kishte përdhunuar të bijën që kur ajo ishte 6 vjeç. Sipas informacioneve, 36 vjeçari është i papunë dhe pinte vazhdimisht, ndërsa nëna e vajzës thotë se ajo nuk e ka kuptuar asgjë gjithë këto vite dhe se kur ka ndodhur akti i tmerrshëm, ajo nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa edhe vetë dhunohej sistematikisht nga burri i saj. 36 vjeçari i arrestuar është dërguar në prokurorinë e Selanikut, dhe akuzohet për përdhunim, joshje dhe incest, të cilat gjithashtu, cilësohen nga akuza krime të përsëritura.