E mitura arratiset nga familja, përdhunohet nga 40 vjeçari
Librazhd/Një histori e cila i përngjan skenarëve të filmave është shënuar ditën e djeshme në komisariatin e policisë së Librazhdit ku një denoncim i çuditshëm nga një 16 vjeçare ka zbardhur historinë e saj të vërtetë me një 40 vjeçar që fillimisht u arrestua nga policia si pedofil por pas marrjes në pyetje ka ndryshuar gjithçka e dëshmuar nga vajza e mitur dhe personi në fjalë me identitet Shkëlqim Dine i cili e ka mashtruar minorenen duke e mbajtur në shtëpinë e mikut të tij dhe më pas ka abuzuar me të për më shumë se një javë seksualisht. Sipas dëshmive të paraqitura në polici 40 vjeçari është njohur rastësisht me të miturën ndërsa ajo ka ikur nga familja e saj pas disa debatesh me të atin. Pasi është shoqëruar me 40 vjeçarin ai e ka marrë duke i blerë gjëra të shtrenjta dhe për dhjetë ditë me radhë ka kryer me vajzën marrdhënie seksuale.
Precedenti
Shkëlqim Dini, 40 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, banues në Tiranë, u arrestua mëngjesin e djeshëm nga policia e Librazhdit pasi në dëm të tij ka bërë denoncim 16-vjeçarja me inicialet Xh. F., banuese në fshatin Qukës të këtij rrethi. E mitura ka mundur të shpëtojë duke u arratisur fshehurazi nga shtëpia ku rrinte, ndërsa denoncoi për pedofili 40-vjeçarin. Policia konfirmoi arrestimin me akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura. Historia ka nisur ditët e para të muajit maj, kur 16-vjeçarja pas disa grindjeve në familje ka vendosur të largohet nga banesa e mërzitur. Arratiset pa njoftuar prindërit në fshatin Qukës dhe vendos të udhëtojë drejt Tiranës. Sipas rrëfimit të vetë të miturës, largimi nga shtëpia është bërë me dëshirë dhe në udhëtim e sipër me furgon për në kryeqytet, ka vendosur që me telefonin e saj të bëjë zile tek një numër i rastësishëm.
Historia
Pas disa tentativave njëri prej tyre i është përgjigjur dhe ka qenë pikërisht 40-vjeçari Dine. Vajza i ka kërkuar strehim të përkohshëm pasi ishte larguar nga banesa dhe 40-vjeçari ia ka ofruar. Meqenëse ishte i martuar, Dine ka vendosur ta strehojë tek banesa e një shokut të tij. Mësohet se historia nis pas datës 5 maj dhe ka vijuar deri të martën, kur e mitura është arratisur. Pasi e ka strehuar, 40-vjeçari sipas kallëzimit të Xh. F., ka abuzuar seksualisht me të duke e përdhunuar kundër dëshirës dhe madje kërcënuar dhe dhunuar fizikisht. Kjo ka zgjatur për disa ditë me radhë. Sipas vajzës, Dine e çonte në motele dhe hotele, si dhe në banesa të miqve të tij, ku e përdhunonte sistematikisht.
U dyshua trafikim, e mitura u lidh me dëshirë me 40 vjeçarin
Policia tha se e ka pasur në kërkim vajzën si të humbur pas denoncimit të familjarëve dhe janë befasuar kur ajo është paraqitur për denoncim. Fillimisht është menduar për mashtrim për trafikim, por më tej vetë e mitura sqaroi të gjithë ngjarjen. Dinë u shpall në kërkim, por u kap brenda 24 orëve. Ai ka mohuar akuzën, duke thënë se vajza ka ardhur me dëshirën e saj, pasi nuk e njihte. Por mosha e saj e mitur mban në burg 40-vjeçarin, baba të dy fëmijëve. Grupi hetimor dhe prokuroria do verifikojë më tej dëshmitë e të dy personave, të tjerëve që kanë dijeni apo kanë parë çiftin dhe do vlerësohen ekzaminimet mjeko-ligjore të ekspertëve për dhunën seksuale dhe fizike.