Arrestohet shqiptari që goditi me thikë një adoleshent italian

Itali, 15 Gusht NOA - Është kapur djali i ri i
cili ka therur një 17-vjeçar si rrjedhojë e një grindje duke e goditur atë me
thikë në bark. Bëhet fjalë për një djalë me origjinë shqiptare me moshë 26 vjeçare,
i cili akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. 17-vjeçari u
sulmua në fillimin e ditës së shtunë pranë një kioske në plazh dhe u shpëtua
nga policia, të cilët e transportuan menjëherë në spital.
Pasi u shtrua në spital, djali u operua menjëherë për arsye të dëmtimeve të
brendshme të shkaktuara nga goditja që mori me thikë. I riu kishte arritur të
shkonte në komisariatin e Civitavechia në këmbë dhe kjo pasi ishte plagosur.
Ai u tregoi policëve se ishte goditur me anë të një thike nga një i huaj dhe
kjo pas një grindje të nisur për motive të parëndësishme. 17-vjeçari dhe
shqiptari ndodheshin pranë një kioske në bregdet të qytetit në fushën e Largo
Galli.
Hetimet e policisë ishin të menjëhershme, ku policët e komisariatit erdhën menjëherë
në vendngjarje. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, inspektori
i Romës, Tagliente, nënshkroi vendimin për të pezulluar licencën e kioskës,
pranë së cilës u zhvillua sulmi.
r.b/NOA