E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Tiranë aksidentohen tre agjentë policie

Tiranë, 15 gusht - Tre policë të qarkut të Tiranës kanë mbetur të plagosur teksa po shkonin për një inspektim në Pezë të Madhe.
Sipas Top Channel, lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave tre agjentët janë aksidentuar me makinën me të cilën po udhëtonin .
Sipas burimeve, ata ishin nisur për në Pezë të Madhe pasi kishin marrë një sinjalizim për plasgosjen e një personi.
Menjëherë pas aksidentit ata janë shoqëruar për në Spitalin Ushtarak, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë vizituar nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›