E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në Liqenin e Ohrit 45 vjeçarja

Pogradec, 15 gusht - Një grua 45 vjeçare është mbytur dje në Pogradec, teksa bënte plazh në liqenin e Ohrit.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave viktima është shtetasja Ludmilla Sadikaj.
Sipas burimeve, të cilat iu referohen dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, 45 vjeçarja është hedhur nga varka dhe më pas është mbytur në ujërat e thella të liqenit.
Burimet saktësojnë më tej se ajo është viktima e parë e liqenit të Ohrit për këtë sezon turistik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›