E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shtetasi somalezNdalohet me dokumente false

Nje 33-vjecar nga Somalia eshte arrestuar ne Rinas per ndihme ne kalimin e paligjshem te kufirit.

Sipas burimeve Foowsi Sheq Axmed i pajisur me pasaporte suedeze ishte nisur drejt Italise se bashku me motrat e tij Aisha Cali 22 vjec dhe Naima Farax 24 vjec.

Gjate verifikimit per rregullsine e dokumentave te dy shtetaset somaleze ne baze te fotografise qe ndodhej ne pasaporta dhe pamjes vizive e fizike i jane nenshtruar kontrollit te vijes se dyte dhe intervistimit.

Policia thote se gjate marrjes ne pyetje rezultoi se dokumentat e tyre ishin blere ne Athine per afro 400 euro.

33-vjecari kishte leje qendrimi te rregullt suedeze dhe destinacioni final i tij se bashku me te morat ishte Suedia.

I arrestuari Foowsi Sheq Axmed eshte nen akuze per dhenien e ndihmes per kalimin e paligjshem te kufirit ndersa dy shtetaset Aisha Cali dhe Naima Farax u dorezuan per tu riatdhesuar me pas ne Somali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›