Arrestohet sulmuesi brazilian Robinjo
Sulmuesi brazilian i Manchester City Robinjo është arrestuar dhe më pas është liruar për aggression seksual.Lajmi është bërë I ditur nga medja britanike.Arrestimi ka lidhje me agresionin e një vajze 18 vjeçare I cili ka ndodhur rreth dy javë më parë në një diskotekë në Lids.Dhe siç duket kjo ka ndodhur një ditë para se të nisej pa pritur në Brazil gjë e cila ka çmendur klubin e tij Manchester City.Futbollisti brazilian që mohon çdo akuzë I është përgjigjur me një deklaratë publike nga faqja e tij në internet gjatë të cilët shprehet se nuk ka bërë asgjë dhe shprehet I gatshëm të bashkëpunojë me policinë.Mund të konfirmojmë se Robinjo ka pasur një takim me polocinë në lidhje me hetimet.Braziliani Robinjo është kthyer të shtunën nga Brazili pas arratisjes nga grumbullimi I skuadrës në Tenerife.Në fillim u mendua si një gjest proteste ndaj shoqërisë së Cityt për mos transferimin e mikut të tij Kaka por ishte vetë lojtari që shpjegoi se I duhej të kthehej në Atdhe për motive krejt personale.Robinjo është pjesë e Manchester Cityt që prej verës së kaluar pas transferimit nga Reali I Madridit për një shumë të madhe parash.