Vujanoviç:Shqipëria,shëmbull për përshpejtimin e rrugës integruese
Shqipëria është një shëmbull i mirë përsa i përket përshpejtimit të rrugës integruese dhe Mali i Zi mund të përfitojë shumë nga përvoja juaj. Kështu u shpreh Presidenti i Malit të zi Filip Vujanoviç, në takimin që i rezervoi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe delegacionit që e shoqëronte. Kryetarja e Kuvendit garantoi zotin Vujanoviç se Shqipëria është një mbështetëse e fortë e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me NATO-n dhe BE-në, duke siguruar se autoritetet shqiptare do të japin të gjithë eksperiencën e tyre për vendet e tjera të rrajonit.