E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet sulmuesi i gazetares malazeze

Autoritetet policore në Mal të Zi kanë thënë se është arrestuar sulmuesi ndaj gazetares së “Vijestit” Olivera Lakiçit. Bëhet fjalë për Ivan Bushkoviçin, 29 vjeç nga Podgorica.

Autoritetet thanë se arrestimi i Bushkoviçit është rezultat i hetimeve të kryera.

Lakiç është rrahur javën e kaluar para banesës së saj në Podgoricë.

Ajo është goditur prapa shpine, ndërsa po hapte derën e ndërtesës ku banonte, nga një sulmues që e kishte goditur disa herë në kokë.

Sulmi është dënuar nga organizatat evropiane për lirinë e medias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›