Skandali, Sarkozy u financua me 60 mln euro nga Gaddafi
Prova të reja të bëra publike në Paris tregojnë se ish-diktatori libian, i vrarë nga rebelët e mbështetur nga perëndimi në tetor 2011, ishte një prej financuesve kryesorë të atij që u shndërrua në një prej kritikëve më të vendosur të regjimit të tij në Libi, gjatë trazirave të vitit të shkuar.
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, mori 60 milionë euro nga koloneli Gaddafi, për t`i përdorur gjatë fushatës zgjedhore kur fitoi mandatin në krye të “Elysse”, në vitin 2007.
Një dokument shtetëror, i publikuar nga “Mediapart”, një faqe e respektuar e gazetarisë investigative në Francë, flet për vizita të shumta të Sarkozy dhe stafit të tij në Libi, me qëllim gjendjen e fondeve për fushatën.
Një prej dokumenteve të publikuar, nën inicialet NS (Nicolas Sarkozy) dhe me datën 6 tetor 2005, i referohet qartësisht Gaddafit, kur shkruan se “me ndihmën e dhënë prej kolonelit zgjidhim tërësisht nevojat tona financiare për fushatën”.
Në atë kohë, Sarkozy ishte një Ministër i Brendshëm gjithmonë e më popullor, për fushatën e tij të vendosur kundër emigrantëve të jashtëligjshëm.
Nëse ato që publikohen në këtë dokument janë të vërteta, atëherë Sarkozy duhet të përgjigjet për shkeljen flagrante të ligjeve mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Sipas “Mediapart”, shuma prej mbi 60 milionë eurosh u riciklua nëpërmjet llogarive bankare në Panama dhe Zvicër.
Publikimi i faqes së specializuar në gazetarinë hetimore vjen pasi djali i Gaddafit, Saif-al Islam Gaddafi, i mbajtur në pritje të një procesi gjyqësor në Libi, lëshoi akuza të rënda ndaj Sarkozy, duke zbuluar në të njëjtën kohë detaje të financimit të fushatës së ti