E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Më shumë se 8000 të vrarë në Siri

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nassir Abdulaziz al-Nasser, tha se në mesin e viktimave ka edhe shumë gra e fëmijë.

Komentet e tij në një kohë që i dërguari i Ligës Arabe dhe i OKB-së, Kofi Anan pritet të takohet me opozitën siriane në Turqi.

Në një zhvillim të ndarë, një grup të drejtash të njeriut akuzoi Sirinë se ka vendosur mina në kufi me Libanin dhe Turqinë.

“Human Rights Watch” paralajmëroi se minat anit-njeri dhe anti-automjete mund të shkaktojnë viktima të shumta në vitet pasardhëse.

Damasku nuk e ka komentuar këtë pretendim.

Tani është Koha

Të hënën, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të flasë me një zë në lidhje me krizën në Siri.

Klinton i tha Këshillit të Sigurimit se “fushatat e tmerrshme të dhunës” kanë “tronditur ndërgjegjen e botës”.

Duke aluduar rreth Kinës dhe Rusisë, Klinton tha se “ne besojmë se tani është koha që të gjitha shtetet – madje edhe ata që kanë bllokuar përpjekjet e OKB-së më parë- të qëndrojnë prapa qasjes humanitare dhe politike të përcaktuar nga Liga Arabe”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-13 09:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›