Arrestohet vjedhësi i pasqyrave të makinave luksoze

Elbasan, 13 prill, NOA - Një 22 vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka rënë
sot në prangat e policisë për vjedhje. Sinan Albert Veizi, i lindur në lagjen
Skënderbej të Elbasanit në vitin 1988, ka qenë i njohur dhe më parë për
strukturat e policisë së Elbasanit, për shkak të vjedhjeve të përsëritura të
pasqyrave luksoze të makinave. Sipas policisë Veizi ka qenë i dënuar edhe për armëmbajtje
pa leje.
Sinan Veizi është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Elbasan, në periudha të ndryshme kohe.
Konkretisht, ai ka vjedhur dy pasqyra të automjetit luksoz, tip Benz 220, me targa EL 3334 C, në pronësi të shtetasit L.B, i datëlindjes 29.04.1983, banues ne lagjen Qemal Stafa Elbasan, si dhe të një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga ana e tij, të cilat janë, pasqyra automjetesh luksoze të tipeve të ndryshme, raporton në njoftimin zyrtar policia e Elbasanit.
Në cilësinë e provës materiale policia ka gjetur në banesën e Veizi dhe një numër të konsiderueshëm pasqyrash të marra nga automjetet.
m.xh/NOA