Pasaporta kosovare të falsifikuara, hetim punishtes
13/04/2010 Janë riatdhesuar brenda një nate 5 shtetas kosovarë, policia nis kërkimet
DURRES- Kapja e disa pasaportave kosovare të falsifikuara ka vënë në lëvizje strukturat policore për të gjetur vendin e prodhimit dhe makinerinë që fabrikojnë këtë dokument të rëndësishëm.
Dokumentet fals
Pesë shtetas nga Kosova janë riatdhesuar një ditë më parë, pasi tre prej tyre kishin vënë në përdorim pasaporta kosovare, të cilat dyshohet të jenë ilegale. Në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit policia nuk ka lejuar të lundrojë drejt Barit shtetasin A. Sulaj nga Prizreni, Z. Gashi nga Billushë e Prizrenit dhe drenicaren J. Tosuni. 35-vjeçari kishte Sulaj ka vënë në përdorim pasaportë kosovare të dyshuar të falsifikuar dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit i është bllokuar edhe një leje qëndrimi zvicerane. Për të njëjtën arsye nuk është lejuar lundrimi drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës- Bari shtetasi 20-vjeçar Z. Gashi, ndërkohë që në pasaportën e shtetases J. Tosuni nga Skënderaj është gjetur leje qëndrimi gjermane në formën e një vule me stampë të dyshuar. Ndonëse ka rënë dukshëm numri i shtetasve shqiptar që tentojnë të kalojnë kufirin përmes linjës me tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit në orët e mesnatës, policia e kufirit ka vazhduar të mbajë në pikën e kontrollit edhe efektiva shtesë për raste të tilla. Nga dyshimet e para thuhet se në Kosovë ose në Shqipëri ka të mundur të funksionojë ndonjë punishte që fabrikon në mënyrë të kundërligjshme dokumente ilegale. Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Prishtinës kanë shkëmbyer informacione lidhur me rastet e vërejtura në dokumentacionin e shtetasve kosovarë. Rast pas rasti janë vënë në shërbim të organeve të drejtësisë në Kosovë këto dokumente, të cilat mbajnë vulën e UNMIKU-t, pasaportë me vule të Beogradit dhe leje qëndrimi zvicerane, gjermane, italiane, suedeze etj. Përgjithësisht dyshimet e ngritura nga policia e kufirit në terminalin e udhëtarëve në portin e Durrësit ka rezultuar e saktë pasi në këto pika janë vendosur aparatura cilësore të kontrollit të dokumentacionit, ndërsa sistemi që lejon komunikimin on-line ka dhënë rezultate të dukshme.