Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur në dhjetor
13/04/2010 Rastësisht nga banor i zonës
SHKODER- Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit që ishte mbytur që në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër, rreth orës 10.40 të ditës së hënë është marrë njoftim nga ana e policisë në vendin e quajtur Ishulli i lumit Buna, pikërisht përballë fshatit Darragjat, komuna Dajç, Shkodër, një banor i asaj zone ka njoftuar për gjetjen një kufome të dekompozuar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, nga këqyrja e kufomës dhe sipas deklarimeve të të afërmve, u konstatua se kufoma i përkiste shtetasit Enver Zeneli, vjeç 48, banues në lagjen “Bahçallek”, të qytetit të Shkodrës. Shtetasi Zeneli ishte mbytur në ujërat e lumit Buna që më datë 24.12.2009, rreth orës 09.00, teksa kishte dalë për të peshkuar. Familjarët e tij kishin lajmëruar policinë se shtetasi Zeneli kishte dalë për të gjuajtur në vendin e quajtur Dajlan buzë lumit Buna dhe nuk ishte kthyer më. Forca të shumat policie kanë krehur të gjithë zonën ku kishte qenë shtetasi Zeneli, ndërkohë që dhe polumbarët e policisë dhe të forcave RENEA kishin kërkuar për ditë të tëra, por pa mundur dot të gjenin trupin e peshkatarit Zeneli. Nga ana e policisë po kryhen veprimet e duhura procedurale për rastin në fjalë dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër.