E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vjehrri, shfrytëzoi nusen si prostitutë

 

Ylli Zenuni e kishte detyruar nusen 14-vjeçare të të birit të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shpërblimit

TIRANË – Shfrytëzoi nusen e djalit si prostitutë, vihet në pranga pas dy muajsh kërkime. Ylli Zenuni u arrestua nga policia e Tiranës, ndërsa ishte në kërkim nga policia e Durrësit për akuzën e “shfrytëzimit të femrave për prostitucion”, viktimë e së cilës ishte pikërisht nusja e djalit të tij. Kërkimet e para të bluve ishin bërë në rrethinat e qytetit bregdetar, si dhe në zona të ndryshme të Krujës, por 48-vjeçari u vu në pranga nga punonjësit e policisë të komisariatit nr.3 të Tiranës. Zenuni ishte shpallur në kërkim dy muaj më parë, pas akuzave të ngritura prej tij, por në momentin e arrestimit, ai kishte mundur t’u shpëtonte forcave të rendit dhe të fshihej.

Ngjarja

Prej kohësh shfrytëzonte nusen e të birit si prostitutë, duke siguruar para përmes “punës” së saj. Frika e 14-vjeçares (mosha e të resë) nën kërcënimet e vjehrrit, ka bërë që kjo situatë të vazhdonte, duke mos mundur t’i shpëtohej. Madje, as djali i tij nuk e kishte kundërshtuar dot për t’i thënë se nuk donte që “gruaja” e tij (vetëm 14 vjeçe) të punonte si prostitutë. “Shpëtimi” duket se ka ardhur pasi policia e Durrësit u informua se shtetasi Ylli Zenuni shfrytëzonte një 14-vjeçare si prostitutë, e cila rezultoi se ishte gruaja e djalit të tij. Në muajin gusht, uniformat blu realizuan një operacion për kapjen e 48-vjeçarit, por duket se ky i fundit arriti ta mësonte faktin se po organizohej arrestimi i tij dhe arriti t’iu shpëtonte forcave të policisë. Pas zbulimit të faktit, policia mori në pyetje vajzën, si dhe “burrin” e saj, ku dhe u mësua se ata ishin kërcënuar nga kryefamiljari për të mos treguar lidhur me atë çka po ndodhte në banesë. Nga ana e vet policisë u bë e ditur se 48-vjeçari ishte i njohur prej tyre, duke qenë se më parë kishte qenë i dënuar për “vjedhje me armë”. Sipas bluve, Zenuni ishte i divorcuar dhe kishtearsim dy klasë shkollë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›