E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasësi i dyshuar i 70-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes së 70-vjeçarit i cili u gjet i vdekur në tokat e tij në Kuqar të Patosit. Policia ka vënë në pranga bashkëfshatarin e tij Veli Nuhaj, 70-vjeç ndërsa ka sekuestruar dhe armën e krimit. Sipas Policisë autori e kishte kryer krimin me anë të sopatës pasi në trupin e viktimës u gjetën plagë të thella në kokë dhe në trup. Një ditë më parë 70-vjeçari Hoxha u vu në kërkim nga policia pas denoncimit të zhdukjes nga familjarët e tij, por vetëm një ditë më pas ai u gjend i masakruar në ullishtet e tij në Kuqar të Patosit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›