Kuzhe publikon listën e Kombëtares
Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe ka bërë të ditur emrat e 18 futbollistëve që do të grumbullohen për miqësoren e 14 nëntorit me Estoninë në Talin. Mbrojtësi i ri i Dinamos Gentjan Muça është risia e listës së kroatit. 22-vjeçari këtë kampionat ka shënuar 2 gola në 8 ndeshje të luajtura. Kësaj here Josip Kuzhe ka mbledhur disa lojtarë të rinj në moshë. Grumbullimi do të nisë më 11 nëntor në kryeqytetin estonez. Ky është takimi tretë që zhvillojmë me Estoninë pas fitores 2 – 0 në 2003 dhe barazimit 1 – 1 në 2004. Josip Kuzhe ka deklaruar kohë më parë që ka dorëzuar një projekt në Federatë për punën që do të kryejë për përgatitjen e Kombëtares për kualifikueset e Euro 2012.