E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet zetoristi pa patentë, që shkaktoi vdekjen e 2 grave

Të tjera rreth shkrimit Kalonin përmes Devollit me zetorin "urë", mbyten dy gra KORÇË – Policia e Korçës ka arrestuar shoferin e zetorit me rimorkio, që shkaktoi vdekjen e dy grave gjatë transportit të tyre përmes lumit Devoll.

Policia njoftoi se ai quhet Spiro Nizami Zyfi, 36 vjeç, banues në fshatin Dobranj-Devoll. Zyfi nuk dispononte leje drejtimi dhe kjo përbën një nga akuzat për të cilat ai u arrestua, krahas asaj për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në datën 6 prill, rreth orës 12.00, në rrugën dytësore Dobranj – Ponçare, duke drejtuar mjetin zetor me rimorkio, gjatë kalimit të lumit Devoll, është përmbysur rimorkioja dhe për rrjedhojë kanë gjetur vdekjen dy banore të fshatit Dobranj të moshës 34035 vjeçare.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›