Devoll, konstituohet kryesia e Lidhjes Demokratike të Gruas
07-04-2013 / Gazeta 55
Lidhja Demokratike e Gruas, dega Devoll konstituoi kryesinë e saj. Në postin e nënkryetareve u zgjodhën zonjat: Aurela Cucka dhe Myrvete Kordolli. Në sekretariatin e LDG-së Devoll u zgjodhën: Sekretare Organizative -znj. Marjana Meka, Sekretare e Çështjeve Sociale- znj.Rezarta Nazeliu, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun- znj. Laura Topciu, Financiere- znj. Tatjana Spaho.
Në mbledhjen e Kryesisë u propozuan edhe kandidaturat për në postin e sekretares së Përgjithshme.
Takimi për konstituimin e kryesisë së Lidhjes Demokratike dega Devoll u ndoq nga afër nga përfaqësueset e LDGSH-së; znj. Elisabeta Skrapari, Emi Shehu, Adela Aliaj si dhe Kryetarja e LDG-së, Luiza Spaho dhe përfaqësues të Partisë Demokratike-dega Devoll.