E Diel, 1 Nëntor 2026

“Arrestoni Ramën”, tifozët ngrenë pankartën në “Air Albania” gjatë Shqipëri–Bjellorusi

Futbolli ka mbushur stadiumin “Air Albania”, por vëmendjen e qindra tifozëve që po ndjekin ndeshjen Shqipëri–Bjellorusi e kanë tërhequr edhe dy pankarta me mesazhe për zhvillimet politike të ditëve të fundit.

Në njërën prej tyre shkruhej “Arrestoni Ramën”, e shoqëruar me figurën e flamingos, simbol i përdorur gjatë protestave të fundit kundër qeverisë.

Përveç pankartës, nga tribunat tifozët nisën të brohorasin në kor: “Rama, jep dorëheqjen”.

Ndërkohë, në një tjetër tribunë është shfaqur një banderolë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Prangat e përkohshme, historia e përjetshme”, shkruhej në banderolën e ngritur nga tifozët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›