E Shtunë, 31 Tetor 2026

E PAP/ Rama, sapo të zbresë në Rinas do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh

Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm menjëherë pas kthimit nga vizita në Kombet e Bashkuara. Ky vendim i Ramës është i papritur pasi kjo është hera e parë që vendos të nisë mesazh nga Rinasi fill pas një udhëtimi. Vendimi i Ramës duket se vjen pas skandalit më të fundit të stafit të tij të shërbimeve sekrete dhe protestave që e ndoqën kudo në SHBA.

Sipas një njoftimi për mediat, Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ora e saktë e adresimit nuk është përcaktuar ende, pasi nisja e kryeministrit nga aeroporti JFK në Nju Jork është ende e pakonfirmuar për shkak të motit të keq.

“Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite”, thuhet në njoftimin për mediat. a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›