E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marreveshja Kosove-Serbi

Dita e tretë e raundit të nëntë të dialogut të Brukselit përfundoi shpejt, që në mesditë, me marrëveshje për të dyja temat e diskutuara mes palëve: bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e pikëkalimeve.

Marrëveshja do t’i mundësojë Kosovës të marrë pjesë dhe nënshkruajë vetë marrëveshje e të flasë vetë në të gjithë takimet rajonale. Vendi do të emërtohet vetëm Kosovë, me asteriks, dhe shpjegimi plotësues do të jetë:

“Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me Mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ndërmjetësit të BE-së.

Për Bisedimet Kosovë-SerbiSerbia në ethe për integriminBisedimet, serbët optimistë Nëntë orë bisedime në Bruksel pikëkalimet, palët miratuan protokollin teknik për zbatimin e marrëveshjes së dhjetorit. Ende pa u zbardhur detajet e marrëveshjes, parapriu komunikata e gatshme prej disaditësh, e shefes së diplomacisë europiane Ashton dhe komisionerit për Zgjerimin, Fyle, ku përshëndetet marrëveshja e arritur dhe premtohet shpërndarja e menjëhershme e “shpërblimeve” për të dyja palët.

“Sa i përket Serbisë, këto marrëveshje janë posaçërisht të mirëpritura para vendimit të Këshillit, javës që vjen, për statusin kandidat për vendin. Ndërsa për Kosovën, kjo e bën atë pjesmarrëse të plotë me të drejtat e saj në takimet rajonale dhe mundëson përparim të mëtejshëm drejt marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Në përputhje me perspektivën europiane të vendit, Komisioni propozon nisjen e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ashton dhe Fyle vlerësuan se kjo marrëveshje përforcon bashkëpunimin rajonal dhe garanton përfaqësimin e duhur për të gjithë, si dhe përbën përkushtim të të dyja palëve drejt një të ardhmeje të përbashkët europiane.

Thaçi: Marrëveshja e integrimit

Pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shfaq në një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Ai e quajti të rëndësishme marrëveshjen duke u shprehur se, nëse Rambujeja i solli Kosovës lirinë dhe Ahtisari pavarësinë, kësaj here në Bruksel Kosova fitoi integritetin europian.

“Kjo nuk ishte zgjidhja ideale, por e vetmja për momentin ku po kalon kosova”, tha kryeminis kosovar. Sipas Thaçit, kjo marrëveshje nuk e zbeh shtetësinë.

Vetëvendosje, demonstratë kundër marrëveshjes

Ndërkohë ka reaguar menjëherë edhe lëvizja Vetëvendosje, e cila paralajmëroi se do të mbajë demonstratë më 27 shkurt duke filluar në ora 12, para selisë së qeverisë, për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për media, ku sipas tij, për 4 orë rresht do të pezullohet puna e qeverisë së Kosovës.

Ai e ka cilësuar marrëveshjen në Bruksel si një marrëveshje personale të kryeministrit Hashim Thaçi, dhe për këtë arsye ai ka ftuar institucionet që të mos e respektojnë atë.

Ndërsa, duke folur për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se deri më tani kanë mbledhur 15 nënshkrime, 12 prej të cilave janë të deputetëve të Vetëvendosjes.

Sipas tij, nëse deri të shtunën nuk i mbledhin 40 nënshkrimet e domosdoshme për thirrjen e seancës, atëherë do të fillojnë me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve për këtë gjë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›