E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per DJ ndan ne dy grupe konkurentet

Konkurentet ndodhen ne dhomen e gjumit dhe bisedojne per filmat dhe muziken. Ne shtepi eshte vendosur muzike dhe biseda merr nje drejtim rreth DJ-ve me te njohur ne bote. Liam flet per DJ me te njohur dhe Ermali e kundershton duke thene nje emer tjeter DJ. Liam i fillon ti shpjegoje se DJ jane te ndryshem sipas muzikes qe luajne por Ermali i thote se ai ka pare nje konkurs qe zhvillohet per DJ me te madh ne bote duke mos pranuar ndarjen e tyre sipas rrymave muzikore qe luajne. Keshtu mes tyre lind nje debat.

Dy djemte mbrojne idene e tyre dhe debati sa vjen dhe behet me i forte. Ermali fillon te ngreje zerin dhe te kundershtoje me force Liamin duke i thene indirekt se ai nuk njeh DJ me te famshem rrymat me te ndjekura apo teknologjine me te mire qe perdorin DJ. Liami i thote se Ermali nuk ka informacionin e duhur per DJ gje te cilen ai ka studiuar. Ti nuk me kupton dhe spo me le te te shpjegoj i thote Liami Ermalit.
Ermali irritohet dhe ngre zerin gjithmone e me shume dhe debati behet me i nxehte. Ai i thote Liamit Ti na ben neve keshtu ti ske shance te hysh ne klabe ne Gjermani ku ben 200 euro hyrja ti shkon ne ato klabe ku hyrja eshte me 5 mije leke. Liami i pergjigjet shiko se sa poshte je ti. Une ne cdo vend ne Gjermani futem mjafton te them vetem emrin.

Debati i tyre ndan ne dy kampe banoret e tjere ku disa prej tyre perkrahin Ermalin disa te tjere Liamin. Anila perkrah Ermalin dhe i thote Liamit te njejtat argumenta si ai. Nga ana tjeter Edgari i thote Ermalit se ai duhet ta lere Liamin qe te shpjegohet sepse ai ka studiuar per DJ dhe e njeh ate fushe me mire se gjithe konkurentet e tjere ne shtepi.
Ne zenke perfshihen edhe konkurente te tjere dhe debati zgjat per nje kohe te gjate duke u zhvilluar rreth te njejtave argumenta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›