Arrihet marrëveshja: Në takime vetëm Kosova, nuk cënohet statusi
Bruksel- Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për dy çështjet kryesore, në bisedimet tre ditore në Bruksel, duke rritur shanset që të ecin përpara në rrugën e integrimit europian.
Marrëveshja lejon Kosovën të përfaqësoje vetën në konferencat rajonale si dhe shpalos disa detaje teknike sesi Kosova dhe Serbia do të menaxhojnë kufijtë e përbashkët dhe pikat doganore.
Marrëveshja do ti mundësojë Kosovës të marrë pjesë dhe nënshkruajë vetë marrëveshje e të flasë vetë në të gjithë takimet rajonale. Vendi do të emërtohet vetëm Kosovë, me footnote, dhe shpjegimi plotësues do të jetë: ‘Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet ndaj statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me Mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës’- thuhet në deklaratën e BE-së.
Dy zyrtarët e lartë Ashton dhe Fyle kanë përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes përmes një deklarate të përbahskët për shtyp duke e cilësuar si një hap pozitiv në rrugët e integrimit të dy vendeve.
Sa i përket Serbisë, këto marrëveshje janë posaçërisht të mirëpritura para vendimit të Këshillit, javës që vjen, për statusin kandidat për vendin.Ndërsa për Kosovën, kjo e bën atë pjesmarrëse të plotë me të drejtat e saj në takimet rajonale dhe mundëson përparim të mëtejshëm drejt mardhënieve kontraktuale me BE-në. Në përputhje me perspektivën europiane të vendit, Komisioni propozi nisjen e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit- thanë zyrtarët e lartë.
Ndërsa minsitrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë javën që vjen nëse do t’i ndezin dritën jeshile Bogradit për në Bashkimin Europian.
Shkrime të tjera me interes:
- Prishtinë-Beograd, arrihet marrëveshja Bruksel- Në ditën e tretë të bisedimëve Prishtinë-Beograd për menaxhimin...
- Serbia në BE, Fyle: Në mars statusi kandidat, nëse zbaton dialogun me Kosovën Bruksel- Serbia mund të marrë statusin kandidat për në Bashkimin...
- Marrëveshja serbe, levizje e lirë vetëm për KFOR Mitrovicë- Strukturat paralele serbë të vendosura në veri të Kosovës...