E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse bota nuk po ndërhyn në Siri

Ndërkohë që numri i të vdekurve po vazhdon të rritet në Siri, të dëshpëruarit përgjerohen për ndihmë. “Çfarë po pret bota?”, pyet një grua siriane këtë javë teksa mbrojhej nga bombat së bashku me të birin e saj të sëmurë. “Që ne të vdesim nga frika dhe uria?”.

Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Liga Arabe dhe Turqia janë duke shtuar sanksionet kundër Sirisë dhe regjimit të Bashar al-Assad, por dhuna vetëm është përshkallëzuar në javët e fundit. Forcat qeveritare bombarduan Homsin duke lënë mijëra njerëz pa strehë dhe duke marrë jetën e qindrave të tjerëve.

Kjo vetëm ka intesifikuar -raporton CNN- debatin e ashpër, edhe pse faktori ndërkombëtar shprehet për një qetësim të situatës. CNN në reportazhin e saj liston disa nga faktorët se përse bota nuk po ndërhyn në Siri:

Mungon konsensusi ndërkombëtar

Kjo është pengesa më e qartë. Vitin e shkuar Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara votoi një rezolutë p7r të ndaluar shtypjen në Libi dhe të përdorë të gjitha ‘masat e nevojshme’ për të shpëtuar njerëzit nga regjimi i Moammar Gadafit.

Por Këshilli nuk është i bashkuar për situatën në Siri. Kina dhe Rusia dy aletat e Sirisë vendosen veton ndaj një rezolute që denonte regjimin sirian dhe që legjitimonte veprimet në Libi.

Frika intensive për Sirinë bën që vendet të mos guxojnë të veprojnë të vetëm, të pakten jo për momentin. Por në SHBA zyrtarë të lartë i kanë shprehur Obamës mendimin se duhet ndërhyrë urgjentisht, pavarësisht vetos. Ndërsa analistë të marrëdhenieve ndërkombëtare e kanë cilësuar ndërhyrjen ushtarake si gabim të amdh.

“Unë mendoj se një ndërhyrje ushtarake do të ishte katastrofike, dhe të dëgjosh që amerikanët e sugjerojnë këtë të rikujton për atë që ndodhi në Irak”- thotë për CNN Rami Khouri, që merret me çështjet e Jashtme në Univeristetitn e Bejrutit.

Po ashtu ka dyshime edhe për opozitën siriane: kush janë përgjegjsit? a janë ato të bashkuar? a janë mjaftueshëm të fortë të përballojnë al-Assadin? a mund t’i besohet?

“Derisa të jemi të qartë se kush ata janë dhe çfarë bëjnë s’mendoj se është moneti të mendojmë për ndërhyrje ushtarake”- tha zyrtari amerikan Zakaria. Në Libi rebelet vepronin në baza të medha, ndërsa në Siri dhuna është më e përqendruar.

 Al-Assadi ka ende mbështetje në vend

Al-Assad ka ende 20-30% të mbështetjes së popullsisë, thotë Robertson. Ende populli beson se ai po lufton kundër grupeve terroriste në vend. Shumë nga përkrahësit e Assadit janë shiitë si vetë ai, ndërsa sulmohen sunitët, sepse sipas propogandës së Assad komunitetit suni do t’i nxjerin nga shtëpitë dhe t’i marrë pronat shiitëve.

Po ashtu Assad ka mbështetjen e ushtrisë vendase, e cila është shumë më e specializuar dhe e bashkuar sesa në Libi. Këto e bëjnë ndërhyrjen ushtarake shumë të vështirë.

Gjeografia ëhstë një faktor

Janë çështje gjeografike që duhet marrë parasysh kur konsiderohet një ndërhyrje ushtarake në Siri. Çështja libiane ishte e lehtë vitin e shkuar, shton CNN. Objektivat ishin në afërsi të bregut mesdhetar dhe bazave të NATO-s në Itali.

Por Siria ka një vijë bregdetare shumë më të vogël se Libia, 119 milje krahasuar me 1.110 milje. Dhe fqinjët e saj s’do të pranoin të akomodonin mjete ushtarake për të përfudnuar misionin.

Në këto kushte-shton CNN- çelësi i pyetjes do të ishte: Sa gjatë duhet të presim? Me njerëz që vdesin çdo ditë. Sot shkalla e eleminimeve ka shkuar në 8.000, 6.000 të vrarë dhe 20.000 të burgosur. Edhe çfarë zgjidhjesh të tjera duhet të provohen akoma?

D.Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kaosi në Siri, bota kundër regjimit të Asad-it Siri- Ambasada Amerikane në Damask i ka kërkuar shtetasve amerikane...
  2. Misioni i vëzhguesve në Siri, shtohet dhuna para vizitës Siri- Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në Siri në ditën...
  3. Trazirat dhe vrasja e gazetarit në Siri, Liga Arabe nuk dërgon vëzhguesit Siri- Situata e trazuar në Siri ka sjellë edhe shtyrjen...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›