E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja historike për klimën

Në një konferencë ndërkombëtare në Afrikë të Jugut është arritur një marrëveshje që lufton ndryshimet klimatike.

Në këtë konferencë, të 194 pjesëmarrësit ranë dakord që të fillojnë negociatat për të kontrolluar gazrat serë, që do të jetë një gjë ligjërisht e detyrueshme në të gjitha shtetet.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më së largu deri në vitin 2020. Caqet aktuale të kontrollit të emisioneve, nën Protokollin e Kjotos të vitit 1997, aplikohen vetëm në vendet industriale.

Kjo marrëveshje skadon vitin e ardhshëm, por pritet të shtyhet edhe për pesë vjetët e ardhshëm, sipas marrëveshjes që është adoptuar.

Vendet pjesëmarrëse, në një rreth të ri bisedimesh, ranë dakord për mënyrat e mbrojtjes së mjedisit. Konferenca vendosi që vendet e industrializuara të respektojnë kushtet e Protokollit të Kjotos edhe pesë vjet tjera, pas skadimit të tij në vitin 2012.

Përfaqësuesit vazhduan negociatat, megjithëse Konferenca dyjavore ishte parashikuar të përfundonte të premten në qytetin port të Durbanit.

Pjesa më e madhe e debatit u përqendrua në propozimin e Bashkimit Evropian për t’i detyruar vendet që krijojnë ndotjen më të madhe të pranojnë shkurtime të detyrueshme ligjore të çlirimit të gazit karbonik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›