E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja me Christian Eriksen

Skuadra e Ajax si duket është pajtuar që ta shesë yllin e skuadrës, Christian Eriksen. Sipas mediave gjermane, Eriksen do të jetë lojtar i ri i Borusia Dortmundit.

Mesfushori fantastik danez është pajtuar për të kaluar te nënkampionët e Evropës dhe Gjermanisë. Dortmund e sheh Eriksenin si pasuesin e Mario Gotzes që do të jetë lojtar i ri i Bayern Munchen.

Ajaxi në anën tjetër e ka gjetur zëvëndësuesin e Eriksen, që do të jetë ylli i AZ Alkmar, Adam Maher./Indekonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›