E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja për kalimin e ndihmave ruse

PRISHTINË- Duket se është gjetur një zgjidhje për të lejuar kalimin e ndihmave ruse për në territorin e Kosovës, që do të ndodhë të premten. Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Rusisë për të siguruar depërtimin e konvojit me ndihma humanitare nga Rusia, ndihma këto të cilat do ti jepen serbëve të Kosovës, raporton Europa e Lirë

Lajmin e ka konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane Kethrin Ashton, e cila megjithatë nuk ka dhënë ndonjë hollësi se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë saktësisht.

Sipas saj, KE është në kontakt me të gjitha palët e përfshira, me qëllimin që marrëveshja e arritur të zbatohet. Konvoji i përbërë nga 27 kamionë, për të tretën ditë me radhë është duke qëndruar në vendkalimin kufitar në Jarinjë dhe është shndërruar në çështje debatesh politike. Ndërkaq mediat kosovare raportojnë se autokolona me ndihmat ruse ende nuk ka kaluar kufirin kosovar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›