E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, rrezik përmbytje nga përroi i Mborjes

KORCË- Edhe këtë vit ujrat e përroit të Mborjes rrezikojnë të vërshojnë në Bulevardin “Fan Noli” dhe rrugët e tjera të qytetit të Korcës duke rrikthyer përmbytjet.

Ndërkohë që problemi ka mbetur peng i përgjegjësisë mes Bashkisë së Korcës dhe Drejtorisë së Bordit të Kullimit të qytetit juglindor.

“Kjo situatë nuk ka ardhur për faj të Bashkisë së qytetit të Korcës, por ka ardhur për faj të mosfunksionimit të kanalit ujitës së Gjancit”, tha Sotiraq Filo, nënkryetari i Bashkisë Korcë.

“Sistemimi i tyre nuk ka lidhje me kanalin ujitës të Gjancit, në përgjithësi ky kanal ujiës nuk shërben për mbrojtjen e qytetit nga përmbytja”, u shpreh nga ana tjetër Pëllumb Tuxhari, nëndrejtori i Bordit të Kullimit në Korcë.

Dimri i lagësht në qarkun e Korcës rrit prurjet e përroit të Mborjes duke përmbytur për vite me radhë rrugët kryesore të qytetit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›