E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu-Ksera: Integrimi i romëve në shoqëri, prioritet i qeverisë

TIRANË- Përfshirja e komunitetit rom dhe egjiptian në jetën sociale dhe ekonomike të vendit mbetet kusht për tu plotësuar nëse Shqipëria kërkon të anëtarësohet në BE. Një mesazh i tillë i qartë, që përbën edhe një nga 12 rekomandimet e Brukselit për marrjen e statusit kandidat është trajtuar edhe gjatë seminarit një ditor organizuar nga BE, në bashkëpunim me ministrinë e Punës dhe Integrimit.

"Përfshirja e komunitetit rom dhe egjiptian në jetën social-ekonomike dhe kulturore të vendit, përbën një nga prioritet e politikave të Qeverisë shqiptare", deklaroi sot Ministri i Punës, Spiro Ksera. Ai bëri të ditu se Qeveria shqiptare ka hartuar dhe po zbaton Strategjinë Kombëtare, "Për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit Rom" dhe nga 8 Prilli i vitit 2008 Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në “Dekadën e Përfshirjes së Romëve”.

Ndërsa ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, u shpreh se "përjashtimi social, nuk është pjesë e qeverisë tonë. Përkundrazi, ne përqafojmë të gjitha kulturat, idetë dhe prejardhjet etj".

Përfaqësuesit e komunitetit rom dhe egjiptian nga ana e tyre deklaruan se përballen cdio ditë me diskriminimin.

Seminari i zhvilluar sot, ku merrnin pjesë jo vetëm përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian, por edhe Pierre Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Andrezej Mirga, Këshilltar i Lartë i OSBE/ODIHR për cështjet rome, ishte i fundit i një sërë aktivitetesh të tilla të organizuara në vendet e rajonit.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Wollfarth në Fushë-Krujë: Të ndihmojmë fëmijët romë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›