Arrihet marrëveshja për kufirin në Arktik mes Rusisë dhe Norvegjisë
Liderët e Norvegjisë dhe të Rusisë thanë sot se kanë arritur marrëveshje për hapësirën e kontestuar të kufirit në Detin Barenc.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev, që ndodhet në Norvegji, tha se të dy vendet kanë rënë dakort për "ta mbyllur çështjen" e shënimit të vijës kufitare dhe se po bëhen përgatitjet për nënshkrim të dokumenteve finale. "Kjo ishte një çështje, të jemi të sinqertë, që i ka ndërlikuar marrëdhëniet tona. Sot ne ramë dakort për rregullimin e kësaj çështjeje me qëllim që ajo të mbyllet", tha Dmitri Medvedev.
Për dekada, Norvegjia dhe Rusia, kanë dështuar të bihen dakort për kufirin detar në Barenc, që besohet se është i pasur me burime të mëdha nafte dhe gazi.
Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, pas takimit me zotin Medvedev, tha se në marrëveshjen theksohet ndarja e zonës kontestuese gati për gjysmë.