SHBA/ Goldman jep llogari për rolin në krizën financiare
Shefat e bankës së investimeve "Goldman Sachs" dolën përpara një komisioni të Senatit amerikan për t'u përgjigjur pyetjeve lidhur me rolin e bankës gjatë krizës financiare.
Ky komisioni që po heton rolin e bankave gjatë krizës, ka bërë publike dokumente që tregojnë se Goldman kishte përfituar në kurriz të klientëve gjatë krizës së kredive të këqija.
Senatori Carl Levin që është kryetari i këtij komisioni tha se provat tregonin se Goldman në mënyrë të përsëritshme kishte vënë interesin e vet në fitime përpara interesit të klientëve.
"Goldman fitoi kur tregu po humbiste duke marrë me vete klientët e bankës, pa përmendur këtu dëmin që i bëri ekonomisë amerikane, " tha zoti Levin.
Në SHBA, opinioni publik nuk është shumë miqësor kundrejt institucioneve financiare. Demokratët jane të vendosur për të kaluar reforma në sistemin bankar, të cilat kanë hasur në kundërshtimin e fortë të republikanëve.