E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran/ Opozita bën thirrje për demonstrata të reja

Liderët opozitatë iranianë, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, kanë bërë thirrje për ripërtëritje të protestave në përvjetorin e zgjedhjeve, në të cilat presidenti Mahmud Ahmadinexhad, fitoi edhe mandatin e dytë, më 12 qershor.
Kjo thirrje u bë nëpërmjet të faqeve opozitare të internetit, pas takimit ndërmjet Musavit e Karubit.
Këta dy liderë opozitarë patën humbur në zgjedhjet presidenciale, të cilat ata ende nuk i pranojnë, duke e akuzuar Ahmadinexhadin për vjedhje masive të votave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›