Arrihet marreveshja per qeverine e re italiane
61 ditë pas zgjedhjeve dhe 127 ditë pas dorëheqjes së ish kryeministrit Mario Monti, Italia ka një qeveri të re. I mandatuar nga presidenti i rizgjedhur i Italisë Napolitano, kryeministri Enriko Leta ka dorëzuar emrat e atyre që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar. Pas konsultimeve dhe bisedimeve të gjata Leta ka prezantuar ekipin e tij qeverisës. Hapat e parë të ekzekutivit të 46 vjecarit do të jenë betimi para kreut të shtetit dhe kërkesa për votëbesim në parlament. Ndërsa betimi do të bëhet të dielën. Anamaria Kancelieri do të jetë ministrja e drejtësisë, ministër i brendshëm Anxhelino Alfano, dhe Ema Bonino ministre e brendshme. Këta janë disa nga emrat e ministrive më të rëndësishme në vend. Leta duke prezantuar listën e ministrave ka falenderuar Napolitanon për besimin e dhënë.