E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak Al-Jazeeras i pezullohet licensa per transmetim

Autoritetet irakiane kanë pezulluar licencat e transmetuesit pan-arab Al-Jazeera dhe nëntë kanale të tjera satelitore, me pretekstin e promovimit  te dhunës dhe të sektarizmit.

Mujahid Abu al-Hail, nga Komisioni për Komunikime dhe Media, ka thënë se masa nënkupton “ndalimin e punës dhe të aktiviteteve të tyre në Irak”.

Al-Jazeera thotë se nuk ka qenë e njoftuar zyrtarisht për ndalesën.

Ky hap vjen pas vrasjes së më shumë se 180 personave në dhunën midis forcave të sigurisë dhe protestuesve sunitë, që ka shpërthyer të martën në veri të Irakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›