Arrihet marrëveshja për targat Kosovë-Serbi, në Bruksel

Pas dy ditësh negociatash intensive, duket se është arritur një marrëveshje për targat mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel. Lajmin e ka dhënë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak, në Twitter, ndërsa falënderon dy përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”.