E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Respektoj vendimin e “Konkurrencës”, janë profesionistë!

Zv/kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj ka komentuar vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur asnjë kompani mielli, pas rritjes së ndjeshme të çmimit të çmimi i bukës ditët e fundit.
Zoti Ahmetaj u shpreh se respekton vendimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe si një ent i pavarur. “Unë kam besim tek autoriteti i konkurrencës! Ata janë profesionistë kështu qe edhe si një ent i pavarur e respektoj vendimin e tyre” tha zoti Ahmetaj. “Sa më përket mua, vendimi që ata kanë votuar që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe që nuk ka marrëveshje horizontale, siç referohet teknikisht në këto raste! Praktikisht besoj që kanë bërë një investigim të thellë. Dhe kanë votuar më përgjegjshmëri institucionale, qytetarë dhe profesionale” tha numri dy i qeverisë shqiptare.
Të mërkurën Komisioni i Konkurrencës vendosi të mos gjobisë kompanitë e tregëtimit të grurit dhe miellit. Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë,  2 nga anëtarët e Komisionit vendosën pro ndëshkimit me gjobë të këtyre ndërmarrjeve, ndërsa tre të tjerët votuan kundër.
Opinioni nga ana e tij shprehet për rritja abuzive e çmimit të miellit, që solli për pasojë edhe shtrenjtimin e bukës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›